Biznes

Çmimi i Bitcoin në vendnumërim

Pas një rënie të madhe që shumica e kriptovalutave patën më 16 dhe 17 janar, kësaj rënie nuk i ka shpëtuar as Bitcoin, vlera e tij edhe pse është përmirësuar mjaftueshëm, ai vazhdon të jenë në vendnumërim.

Në shtatë ditët e fundit, çmimi i Bitcoin nuk është rritur por as nuk ka rënë ndjeshëm.

Sipas të dhënave të CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, me 16 janar vlera maksimale e një Bitcoin ishte 13,819.80 dollarë, por me 17 janar kjo vlerë ra në 9,511.29 dollarë. Brenda kësaj periudhe pika më e lartë që është vlerësuar një Bitcoin ishte 13,052.70 dollarë me datë 20 janar.

Më 30 nëntor të 2017-së, kriptovaluta Bitcoin u rrit me një rekord prej 19,343 dollarë, por që nga ajo kohë ka pësuar një rënie graduale. Një javë më parë, Bitcoin ra 47 për qind nga kur ishte në pikën më të lartë.

Ndalimi i mundshëm për tregtim me kriptovaluta në Korenë e Jugut ka bërë që çmimi i tyre, veçanërisht i Bitcoin të shënojë ulje të vlerës.

Deklarata e ministrit koreano-jugor të Drejtësisë se do të ndalohet Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ka shkaktuar një pakënaqësi publike, mirëpo ende nuk është marr një vendim i prerë në këtë drejtim.

Aktualisht një Bitcoin tregtohet me 10,793.10 dollarë me një ulje prej 9.49 për qind gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/

Loading...