Humor

Kirurgët harrojnë për një moment pacientin e shtrirë, festojnë fitoren e Kilit

Një grup kirurgësh kanë festuar fitoren e Kilit ndaj Portugalisë në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave “Rusia 2017”, edhe pse në shtrat kishin një pacient që po e operonin.

Kili në minutën e fundit ka fituar kundër kombëtares së yllit portugez Cristiano Ronaldo, dhe duket se ky lajm ka gëzuar tej mase mjekët të cilët emocionet e tyre nuk arritën t’i fshehin derisa ishin brenda sallës së operacionit, duke harruar për një moment pacientin që ishte i shtrirë”.

Videoja ka zemëruar gjithë Amerikën e Jugut, derisa mjekët që ishin në detyrë i kanë quajtur të “papërgjegjshëm”, për faktin se i kishin dhënë prioritet lojës e jo pacientit.
Edhe pse ata iu gëzuan fitores së kombëtares së tyre, ata mund të ndëshkohen rëndë apo ndoshta edhe të përjashtohen nga Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Shëndetësisë së Kilit.

Loading...