Humor

Kamera e fshehtë: Shtireshin kinse po teshtijnë në fytyrat e kalimtarëve të rastit, shikoni reagimet

Një grup të rinjsh që vazhdimisht publikojnë video komike në YouTube, kanë filmuar veten duke u shtirur kinse po teshtijnë në fytyrën e kalimtarëve të rastit.

Dy djem të rinj kishin “ngacmuar” qytetarët në rrugët e Bejrutit, duke u shtirur kinse janë duke teshtirë në fytyrën e tyre, duke përdorur audio-efekte, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumica e qytetarëve reagonin çuditshëm e madje disa tmerroheshin, në fakt bëhej fjalë për ujë dhe asgjë tjetër që do të rrezikonte shëndetin e tyre.

Në mesin e “viktimave” të shakasë së tyre ishin pothuajse të gjitha moshat – nga të rinjtë e deri te më të moshuarit.

Loading...