Estrada

Urimi special i Stresit për ditëlindjen e të dashurës

Këngëtari i muzikës rep, Arkimed Lushaj, që të gjithë e njohin me emrin e skenës, Stresi, na ka treguar së fundi se nuk e ka fare problem të shfaqë hapur anën e tij romantike.

Kejsi, e dashura e tij sot feston ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i Stresit. Reperi ka zgjedhur ta urojë me një foto të tyre në Instagram ku i shkruan “Gëzuar ditëlindjen Mbretëresha ime”.