Estrada

Njihuni me bukuroshen që pritet të ‘zaptojë’ ekranin shqiptar!

Është një nga emrat e rinj në fushën e moderimit, e cila e ka nisur këtë sfidë me një program ku sfida dhe adrelina është kryefjalë.

Por bukuroshja Katerina Sheno është një nga modelet më seksi dhe mjaft premtuese sa i përket pasarelave shqiptare dhe seteve fotografike. Në një rrëfim për Gazetën Express ajo tregon për fillesat e saj në modeling, jetën përpara se të ishte moderatore e  programit “Falco” në Vizion Plus dhe gjithashtu hapat si modele. Gjithashtu Katerina nuk ngurron të na tregojë dhe vështirësitë që mund të ketë një modele pas shkëlqimit që të jep aparati.

Katerina prej pak kohësh po drejton një emision ndryshe nga çdo format që ne kemi parë. Si re në kontakt për të qenë prezantuesja e “Falco”?

Me kontaktuan në Instagram kur isha në Itali dhe më thane se duhej një prezantuese e re në VizionPlus për një program të ri. Nuk e prisja po mendova ta provoj njëherë.  Më pas më caktuan një ditë ku duhej të prezantohesha me një pjesë të vogël  dhe ditën tjetër më telefonuan  që u zgjodha.  Se besova në fillim po kur më dërguan skenarin e parë thashë tani t’i futem punës.

Pate ndrojtje në fillim për të prezantuar këtë format ndryshe?

Akoma kam pak fare ndrojtje.

Kjo është eksperienca jote e parë televizive si të duket të kalosh nga bota e modelingut në atë të televizionit?

Le të themi se modelingu më ka ndihmuar me këtë pjesë sepse më ka bere të jem më e lirshme me aparatin, që në këtë rast është kamera, me duket një gjë e bukur deri tani dhe pse mbetet për t’u parë vazhdimi.

Tashmë kanë kaluar pak javë nga nisja e këtij projekti televiziv si po të duket e gjithë kjo eksperiencë?

Më tërheq shumë si program dhe ndihem vetvetja. Eksperiencë e re dhe shumë e bukur.

Sa i përket modelingut mund të na përmendësh disa nga eksperiencat e tua…

Fillova në moshën 14-vjecare ku udhëtimi i parë ishte jashtë shtetit dhe puna  ime e pare ishte aty por udhëtova me mamin,  pasi nuk isha larguar asnjëherë nga ata dhe e kisha të vështirë.

Po pastaj gjatë verës udhëtova vetëm drejt vendeve Aziatike ku qëndroja rreth 3 ,4 muaj për 3 vite rresht.

Ndërsa gjatë vitit vetëm disa pune të vogla e Shqipëri pasi kolegji ku studioja ishte pak strikt. Ndërsa tani lëviz jashtë vetëm për 2 javë maksimumi pasi kam ngarkesë të madhe në Universitet

Dimë që ke jetuar shumë vite në Greqi ke provuar të merresh me modeling?

Po gjëra të vogla si Mise dhe konkurse bukurie.

Sa i vështirë ishte rikthimi në Shqipëri, çfarë tu duk ndryshe?

Nuk e ndjeva shumë ndryshimin pasi isha shumë e vogël 6 vjeç isha kur u ktheva nga Greqia. Vetëm gjuha sigurisht po prapë se kisha të vështirë pasi me familjen kam folur shqip

Pate vështirësi me gjuhën, pasi në ekran një nga pjesët e rëndësishme është edhe diksioni?

Jo nuk pata pasi shkollën e fillova në Tiranë.

Ka rivalitet mes modelesh dhe sa e ke hasur vetë diçka të tillë?

Ka shumë rivalitet dhe e kam hasur shumë herë kur kam udhëtuar jashtë. Në castings  dhe shooting me modelet të tjera.

Këto kohë në qendër të vëmendjes kanë qenë ngacmimet seksuale që kanë ndodhur në Hollywood, në vendin e punës është diskutuar edhe në Shqipëri, ty vetë të ka ndodhur diçka e tillë apo ndonjë koleges tënde?

Po e kam dëgjuar po jo nuk më ka ndodhur dhe as për ndonjë kolegen time nuk di t’i ketë ndodhur.

Mesa vumë re në rrjete sociale ti je në një marrëdhënie…Jeni ju xheloz për njëri-tjetrin?

Unë jam pak më shumë…

Pas Falcos cilët janë projektet e Katerinës, ku do të shohim sërish?

Është pak shpejt të flas për këtë pjesë.

Mendon se bota e televizionit dhe spikerimit është e duhura për ty?

Pse jo , më pëlqen dhe mendoj se mund t’a bëj.

Dimë që vazhdon studimet për arkitekturë, sa e sheh veten në këtë profesion në të ardhmen?

Është i vetmi profesioni ku shikoj të ardhmen time.

Si mendon se vlerësohet modelingu në vendin tonë, po të qenit moderatore?

Mendoj se modelingu në Shqipëri si fillim paragjykohet shumë, aspak  profesionale dhe më e rëndësishmja mendoj se për t’u bërë “Model/e” në Shqipëri është shumë shumë e thjeshtë… Por gjithsesi të jesh një modele me cilësi të mira kërkon pak punë dhe përkushtim.

Janë hapur shumë agjensi ku nuk e di mirë se si funksionojnë  por duket që duhet akoma më shumë punë për të arritur pak profesionalizëm. Të jesh moderatore pastaj  është sigurisht një nivel më i lartë po nuk di akoma që të flas pasi dhe unë sa kam filluar.

Për ty ekrani dhe aparati janë thjesht hobi apo i mendon si një profesion afatgjatë?

Të dyja i kam nisur për hobi dhe do vazhdojnë të jenë thjesht hobi.

Çfarë këshille do t’i jepje vajzave që kanë dëshirë të nisin këtë profesion, cila është receta jote e suksesit?

Përsa i përket modelingut do t’iu sugjeroja të synonin jashtë Shqipërisë pasi atje ka agjensi serioze dhe profesionale dhe shikon modelingun edhe kulturën e vërtetë të kësaj fushe.

Pastaj nëse kanë mundësi vetëm për këtu të kenë kujdes me punët që zgjedhin të bëjnë dhe me personat që do punojnë.

Të jenë sa me natyrale, të thjeshta dhe të kujdesen për veten sa i përket pamjes së jashtme.

Sigurisht dhe të respektoni dhe vlerësoni veten.