Estrada

Cima: Mos provoni të kërkoni gjithçka me gjuhë

Ai është një ndër aktoret më të dashur shqiptarë ndër vite.

E kemi parë në dhjetëra role në projekte të ndryshme televizive dhe teatrale.

Bëhet fjalë për aktorin Rasim Thaçin, i njohur më mirë si Cima i “Treshi përsheshit”, shkruan Gazeta Express.

Ai së fundmi në llogarinë e tij në “Instagram”, ka publikuar një foto mjaftë qesharake.

“Mos kërkoni të provoni gjithçka se pastaj ju djeg gjuha”, ka shkruar Thaqi në Instagram.

Cima etiketohet si ikona e humorit shqiptar, së bashku me Sevdai Radogoshin (Qumilin), dhe me të ndjerin Ibrahim Krajkova (Leci).

Treshja në fjalë kanë qenë realizues të shumë video-kastetave festive, të cilat publikoheshin në formën e vjetër.

Ndërsa tani në kohën e rrjeteve sociale dhe kanalit YouTube, treshja e famshme do të rikthehën sërish me humor, por jo të lujatur nga personat në fjalë.

Tashmë në vend të tyre do të luajnë fëmijët e tyre.

Ka qenë fjali i Radogoshit, Bimi, ai I cilit përmes një fotografie në “Facebook”, ka njoftuar që se shpejti pranë ekraneve do të vijë sërish “Treshi Përsheshi”. /GazetaExpress/.